Logo
staff picturewavey frame
Çka është Kosova Makers League?
Vizioni image
VizioniFuqizimi i gjeneratës së ardhshme të inovatorëve në gjithë Kosovën duke integruar edukimin praktik STEAM në çdo shkollë dhe komunë, duke kultivuar një kulturë të kreativitetit, bashkëpunimit dhe përparimit teknologjik, duke përgatitur nxënësit për suksesin e ardhshëm në industrinë globale të teknologjisë.
Misioni image
MisioniTë frymëzojmë dhe angazhojmë nxënësit në gjithë Kosovën në STEAM përmes sfidave praktike të robotikës dhe programimit, me synimin për të integruar iniciativat tona në kurrikulat zyrtare dhe për të zgjeruar praninë tonë në çdo shkollë dhe komunë.
Vlerat image
VleratKosova Makers League (KML) u themelua duke u bazuar në tre shtylla kryesore, që janë gjithëpërfshirja, barazia gjinore dhe barazia etnike, e të cilat vazhdojnë të jenë edhe sot pikat udhërrëfyese në të gjitha projektet tona.
HistorikuKML u themelua me 15 shkurt të vitit 2018 nga Fondacioni UNË E DU KOSOVËN dhe IRIM – Croatian Makers League, si një nga projektet më të rëndësishme nën menaxhimin e Fondacionit BONEVET Prishtina.
arrow

UNË E DU KOSOVËN

Fondacioni UNË E DU KOSOVËN u themelua në vitin 2008 në Prishtinë për të promovuar zhvillimin social përmes artit, arsimit dhe sportit. Fillimisht ndihmoi familjet në nevojë, ndërsa më vonë u fokusua në projekte kulturore dhe edukative. Në 2014 themeloi BONEVET, një hapësirë për të mësuar teknologjinë, dhe në 2018 krijoi KosovaIdeas dhe Kosova Makers League. Fondacioni mbështet gjithashtu projekte si DOKU:TECH dhe Anibar. Ky fondacion udhëhiqet nga Nita dhe Vllaznim Xhiha, të përkushtuar për zhvillimin e arsimit dhe kulturës në Kosovë.

arrow

BONEVET

BONEVET është një institucion i edukimit joformal i themeluar në 2014 në Gjakovë nga Fondacioni UNË E DU KOSOVËN. Qëllimi i tij është të inkurajojë fëmijët, të rinjtë dhe të rriturit të zhvillojnë talentet dhe aftësitë e tyre përmes lojës dhe teknologjisë. Fëmijët mësojnë përmes metodave interaktive si programimi i robotëve dhe krijimi me printera 3D. Pas suksesit të BONEVET Gjakova, janë themeluar qendra të tjera në Prishtinë, Kaçanik, Kamenicë dhe Mitrovicë. Organizata synon të pajisë të rinjtë me aftësitë e nevojshme për sfidat e shekullit XXI, duke i ndihmuar ata të bëhen profesionistë të suksesshëm, ndërmarrës krijues dhe udhëheqës të ardhshëm në Kosovë.

arrow

CROATIAN MAKERS

Croatian Makers është një iniciativë e rëndësishme e nisur nga Instituti për Zhvillimin e Rinisë dhe Inovativitetit (IRIM) në Kroaci, e cila tashme është një nga programet më të mëdha jashtëkurrikulare në BE, duke angazhuar më shumë se 350 mije fëmijë në Kroaci, Serbi, Bosnje dhe Hercegovine, dhe Kosove. Misioni i IRIM është të fuqizojë fëmijët ne STEM përmes programeve inovative, si Liga e Robotikës dhe projekti STEM Revolution, të cilat i aftesojne nxenesit ne kodim dhe robotikë. Kjo levizje ka ndihmuar ne krijimin e Kosova Makers League, e cila u frymëzua nga eksperienca dhe modeli i suksesit të Croatian Makers.

Njihuni me ekipinEkipi i KML përbëhet nga individë të përkushtuar dhe plot pasion. Ata sjellin energji pozitive, kreativitet dhe profesionalizëm. Dedikimi dhe puna e tyre janë çelësi i suksesit të vazhdueshëm të KML.
LEKË ZHERKA

LEKË ZHERKA

Drejtor i bordit të KML

LinkedIn
ARBNOR LLESHI

ARBNOR LLESHI

Anëtar i bordit të KML

LinkedIn
ELZA KRELANI

ELZA KRELANI

Drejtoreshë menaxhuese

LinkedIn
PRANVERA AHMETAJ

PRANVERA AHMETAJ

Zhvilluese e sfidave robotike

LinkedIn
KUJTESA FERATAJ

KUJTESA FERATAJ

Administratore

LinkedIn
ERA ÇAVDARBASHA

ERA ÇAVDARBASHA

Asistente e projektit dhe e komunikimit dixhital

LinkedIn
ARBANA BAKIJA PREKAZI

ARBANA BAKIJA PREKAZI

Zyrtare e financave

LinkedIn
picture of sun rays
Dëshironi të kontribuoni?KML ekziston dhe vazhdon të funksionojë falë punës së palodhur të stafit dhe kontributit të çmuar të vullnetarëve të cilët ndihmojnë në aspekte të ndryshme. Shihni ‘Hall of Fame’ të vullnetarëve për të mësuar më shumë.picture of an arrow
picture of sun rays